KRYEFAQJA » LAJME » Rama dhe Basha në takim kokë më kokë
Publikohet marrëveshja Rama- Basha, zgjedhjet më 25 qershor

Rama dhe Basha në takim kokë më kokë

Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha, kanë nisur rreth orës 22 të së mërkurës një takim kokë më kokë, i cili shpresohet të përfundojë me marrëveshjen e shumërpitur për të shkuar bashkë në zgjedhjet e përgjithshme. Në qendër të takimit është data e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve e cila më parë ishte dekretuar më 18 qershor. Data e re që po diskutohet është 16 korriku, por zoti Rama këmbëngul tek 18 qershori. Më parë krerët e partive parlamentare u mblodhën në një takim në kryesinë e kuvendit pas një iniciative të ndërmarrë nga kreu republikan Mediu dhe ai i PBDNJ Dule. Opozita duket se i ka pranuar të gjitha propozimet e asaj që po konsiderohet si paketa McAllister Plus. Bie në sy se ajo ka hequr dorë nga kërkesa e saj këmbëngulëse për qeveri teknike.

Sicred