KRYEFAQJA » LAJME » Rama dhe Basha arrijnë marrëveshjen

Rama dhe Basha arrijnë marrëveshjen

Në Shqipëri maxhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në orët e para të së enjtes kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, kanë dalë nga selia e parlamentit pas një takimi disa orësh, duke deklaruar dakordësinë me një shtrëngim duarsh. “Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik” u tha gazetarëve zoti Basha. Ndërsa zoti Rama tha mjaftë shkurt: “Jam dakord 100 përqind me kreun e opozitës”. Arritja e marrëveshjes vjen tre muaj pas opozita këmbëngulte në largimin e qeverisë Rama dhe shkuarjen në zgjedhjet e 18 qershorit me qeveri teknike. Por nga ajo ç’ka është mësuar deri tani do të ketë vetëm modifikim të qeverisë me zotin Rama kryeministër, ndërsa egziston mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve.

Sicred