KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Deri në fund të mandatit libra falas për fëmijët e 9-vjeçares

Rama : Deri në fund të mandatit libra falas për fëmijët e 9-vjeçares

Një vit nga mandati i dytë në pushtet, qeveria socialiste siguron se deri në fund të mandatit të saj në mes të vitit 2021, të gjithë nxënësit e sistemit 9 vjeçar do të përfitojnë libra falas. Kryeministri Edi Rama, në një takim me arsimtarët tha se reformat e ndërmarra krijuan mundësi për të bërë të mundur fillimisht këtë vit shpërndarjen e teksteve shkollore për fëmijët deri në klasën e 4-ërt.
Problemi i paisjes së fëmijëve shqiptarë me libra dhe paisje shkollore ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave mes maxhorancave dhe opozitave në pushtet. Aktualisht në Shqipëri në sistemin 9 vjeçar arsimor që është i detyrueshëm, ka rreth 343 mijë nxënës. Blerja  librave dhe pasijeve për familjet shqiptare, veçanërisht ato të vrafëra është i kushtueshëm.

Sicred