KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Çështja ÇEZ u zgjidh me mirëkuptim
Rama: Çështja ÇEZ duhej zgjidhur me mirëkuptim

Rama: Çështja ÇEZ u zgjidh me mirëkuptim

Historia e marrëdhënieve mes qeverive shqiptare dhe kompanisë çeke ÇEZ e cila për disa vjet ishte pronare e OSHE( Operatori i Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri) është sjellë të enjten me të gjitha nuancat në Komisionin Parlamentar Hetiomor, ku është ftuar kryemnistri Edi Rama. Komisioni është ngritur me kërkesë të opozitës e cila akuzon qeverinë për një aferë 600 milionë euro në dëm të buxhetit. Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se qeveria e tij ka synuar zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke nëpërmjet mirëkuptimit pas situatave të vështira të krijuara nga qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha. “Ishte një situatë tërësisht e komplikuar humbjet ishin mbi 50 përqind, situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, dhe BB e FMN kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjithë rrethanat dhe arsyetimet, privilegjonin zgjidhjen me mirëkuptim” tha ai. Ka patur momente ashpërsimi mes zotit Rama dhe anëtarëve të komisionit që janë deputetë të opozitës. Më parë në këtë komision ka dëshmuar pas thirrje të vazhdueshme, edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar qeverinë Rama për aferën më të madhe korruptive në historinë e vendit. Seanca vazhdon.

Sicred