KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE është më afër se asnjëherë
Rama: Çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE është më afër se asnjëherë

Rama: Çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE është më afër se asnjëherë

Kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar se “çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian është më afër se asnjëherë”. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri pas takimit të hënën në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini. Kryeministri shqiptar ishte mes kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ftuar nga zonja Mogherini. Veç takimit të përbashkët zonja Mogherini i ka pritur liderët ballkanikë në takime të veçanta ku ka diskutuar për perspektivën europiane të tyre. Zoti Rama shkruan me këtë rast në Fejsbuk se takimi ishte shumë pozitiv dhe çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian është më afër se asnjëherë.

Sicred