KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: “Bypassi i Fierit një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni”
Rama: Gati kontratat për financimin e bajpaseve të Fierit dhe Vlorës

Rama: “Bypassi i Fierit një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni”

Kryeministri EdI Rama ka shprehur pakënaqësinë e tij për tejzgjatjen e ndërtimit të bypassit të Fierit, një veprat kryesor të infrastrukturës rrugore shqiptare, por ka dhënë shpresa për përshpejtimin e ndërtimit të tij. “E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni” tha zoti Rama në Vlorë ku u bë bilanci i sezonit turistik kur u ndal sërish tek bypass-i i Fierit. “Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht” tha kryeministri.
Bypassi i Fierit është një nga segmentet kyçe të autostradës Veri-Jug. Sipas projektit ai ka gjatësi afersisht 22 km, me vlerë prej 60 milion Euro financuar nga BERZH dhe BEI. Ndërtimi i tij ka filluar vite më parë, por ende nuk ka përfunduar.

Sicred