KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Brenda një viti janë punësuar 28 mijë persona
Rama: Brenda një viti janë punësuar 28 mijë persona

Rama: Brenda një viti janë punësuar 28 mijë persona

Brenda një viti në Shqipëri janë punësuar 28 mijë persona. Shifra është dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtues të zyrave të punës. “Duke iu referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër për çdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor ne kemi 28 mijë e 324 të punësuar më shumë formalisht edhe në sektorin jo bujqësor. Shifër që jam i bindur në rrjetin e komentatorëve të ERTV do përqeshet, do shikohet si gënjeshtër etj etj, por është realiteti siç është realiteti edhe fakti që përmes zyrave të punës, vetëm përmes tyre janë punësuar në 6 mujor mbi 14 mijë persona” tha zoti Rama. Sipas tij muaji qershor është më i suksesshmi sa i përket punësimeve.
Duke vlerësuar se janë të lira rreth 31 mijë vende, kryeministri tha se zyrat rajonale duhet të jenë më bashkëpunuese, më të përfshira, më transparente me zyrat vendore për mbarëvajtjen e punës së përbashkët. Zoti Rama sugjeroi krijimin e një faqeje interneti ku qytetarët të kenë mundësi të njihen me vendet e lira të punës.

Sicred