KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Brenda këtij mandati qeverisës rritja ekonomike 5 përqind
Era digjitale e RTSH mbërrin edhe në Ultësirën Perëndimore

Rama: Brenda këtij mandati qeverisës rritja ekonomike 5 përqind

Kryeministri socialist Edi Rama, ka lajmëruar ndërhyrje serioze në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, çka sipas tij do të bëjë të mundur që rritja ekonomike brenda këtij mandati qeverisës të arrijë në 5 për qind.
Nga Lezha ku ka nisur turin e llogaridhënies zoti Rama, tha se kjo rritje do të ndjehet në çdo familje. Ai  lajmëroi se projekti 1 miliardë euro për rindërtim, do të nisi me Rrugën e Arbërit. “Brenda majit më në fund ne do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit, që është një nga rrugët e projektit 1 miliardë për rindërtim dhe do të fillojë dhe nuk të ndalet puna deri kur të ketë mbaruar përfundimisht” tha ai.
Zoti Rama premtoi rritje investimesh në agro-turizmin dhe uljen e TVSH-së për hotelet me 4 dhe 5 yje. Në zonën e Lezhës ai premtoi tre ndërhyrje shumë të rëndësishme. Fjala është për zonën e plazhit të Shëngjinit, rrugën lidhëse prej 3 kilometrash, projekti i autostradës Milos-Balldren dhe rruga strategjike Shëngjin-Velipojë.

Sicred