KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Bllokimi i rrugëve rrezikon jetë!

Rama: Bllokimi i rrugëve rrezikon jetë!

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me protestën e opozitës së djathtë e cila të hënën bllokoi disa akse rrugore për rreth një orë. Zoti Rama ishte në Spitalin e Traumës ku u njoh nga afër me gjendjen e një pacienti nga Fieri, i plagosur gjatë një aksidenti në punë, ambulanca e të cilit u bllokua tek mbikalimi i Kamzës për shkak të protestës së opozitës.
Familjarët e tij janë shprehur të traumatizuar që ndërsa shihnin njeriun e tyre në gjendje të rëndë, nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar.
I sëmuri ndodhet akoma në gjendje të rëndë në reanimacion dhe kryeministri Rama premtoi se do të bëhej ç’është e mundur për ta shpëtuar. Ai i ftoi të gjithe qytetarët, qofshin ata anëtarë apo simpatizantë të partive, që të reflektojnë dhe të kuptojnë se ku çojnë situatat ku rrugët bllokohen.Sipas zotit Rama ato dëmtojnë jo vetëm mbarëvajtjen e jetës së përditshme të vendit, por mbi të gjitha shendetin e qytetarëve të tjerë, jeta e të cilëve mund të rrezikohet qoftë edhe nga një minutë vonesë.
Një ditë më parë opozita deklaroi se protesta e saj ishte qytetare, e qetë dhe nuk kishte shkaktuar probleme.

Sicred