KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Bllokimi i vettingut përfundon më 18 qershor

Rama: Bllokimi i vettingut përfundon më 18 qershor

Kryeministri Edi Rama nga Selenica e Vlorës ka akuzuar drejtuesit e demokratëve se janë të lidhur me gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Rama tha se bllokimi i vettingut do të përfundojë më 18 Qershor. “Ata që drejtojnë partinë demokratike dhë ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë janë të lidhur si mishi më thojin por të jeni të bindur se me 18 qershor ne do ti zbrapsim njëherë e përgjithmonë. Të jeni të bindur se bllokimi i vettingut për të çliruar drejtësinë do të mbaroje më 18 qershor. Dhe të jeni të bindur se parlamenti i ri menjëherë pas votimit të qeverisë së re do të votoje zhbllokimin e proçesit të vettingut” tha kryeministri Rama. Kreu i qeverisë tha se protesta e opozitës synon të bllokojë aspiratën e shqiptarëve për të patur drejtësi. “Është vërtetë dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa e madhe për shqipërinë si gjithë europa të pushtoje bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të ngujohet aty për ti ndërprerë rrugën aspiratës së këtij populli për të pasur drejtësi.Për ti prerë rrugën qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Për të gjetur drejtësi, për ti prerë rrugën të ardhmes duke u bërë barrigadë për të mos lejuar çlirimin përfundimtar të shqipërisë nga diktatura e korrupsionit në drejtësi”tha më tej Edi Rama. Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë takimit të tij me votuesit për herë të parë në Selenicë.

Sicred