KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rama : BE më shumë fonde për trashëgiminë kulturore

Rama : BE më shumë fonde për trashëgiminë kulturore

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur një këndvështrim të ri lidhur me fondet që BE i akordojnë Shqipërisë. Nga konferenca ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm”, zoti Rama kërkoi që mbështetja financiare e BE të ketë në vemendje edhe ruajtjen e trashegimisë kulturore. “BE ka gjithmonë e më shumë një qasje pozitive ndaj kërkesës sonë insistuese që në projektet e veta, në financimet e veta të mos e ketë mendjen vetëm të ndërtojmë burgje të reja, si të ndërtojmë gjykata të reja, si të ndërtojmë komisariate të reja policie, por si të sjellim pranë njerzve sot bukuritë e të shkuarës” tha zoti Rama. Kryemnistri shqiptar Evlerësoi se agresioni i së shëmtuarës i ka varfëruar vendet e Ballkanit, në raport me trashëgiminë. Duke i dhënë përgjigje edhe skeptikëve, sa ju përket investimeve të qeverisë për projektin “Rilindja Urbane”, kryeministri Rama tha se e bukura ka qenë nxitëse për zhvillimin ekonomik.

Sicred