KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Baza ajrore e Kuçovës do të kthehet në bazë ajrore të NATO-s
Russia Today: Baza e NATO-s në Kuçovë i dha fund statuskuosë së Jugosllavisë së pas luftës

Rama: Baza ajrore e Kuçovës do të kthehet në bazë ajrore të NATO-s

Kryeministri Edi Rama lajmëroi të shtunën se në Shqipëri do të ndërtohet një bazë ajore e forcave të NATOS-s. Zoti Rama publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Fejsbuk se NATO do të investojë mbi 50 milion euro për të rivënë në shërbim bazën ajrore të Kuçovës. Sipas kryeministrit ky projekt pritet të nisë brenda ketij viti dhe Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.
Lajmin për rivënien në funksion të bazës ajore të Kuçovës kryeministri shqiptar e shoqëron edhe me shpjegimin e përfitimeve të tjera që merr Shqipëria nga një investim i tillë.
Në fillim të kësaj jave gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në Radio Televizionin Shqiptar, kryeministri Rama paralajmëroi se pritet një lajm i mirë edhe për bashkepunimin mes Shqiperisë dhe partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pa dhënë shumë hollësi. Sot në postimin e bërë në facebook zoti Rama lajmëron se po zhvillohen diskutime direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për modernizimin e mëtejshem të kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti thotë kryeministri, pritet që vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve të shkojnë për miratim në Kongresin Amerikan.

Sicred