KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama : Banorët në zonën e “Rrugës së Kombit” nuk do të përjashtohen nga pagesa e kalimit
Rama : Banorët në zonën e "Rrugës së Kombit" nuk do të përjashtohen nga pagesa e kalimit

Rama : Banorët në zonën e “Rrugës së Kombit” nuk do të përjashtohen nga pagesa e kalimit

Kryeministri Edi Rama ka shuar shpresat e se banorët në zonën e “Rrugës së Kombit” do të mund të përjashtohen nga pagesa e kalimit. “Nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashtojë banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit” tha zoti Rama gjatë debatit parlamentar. Por ai
bëri të ditur se “janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për ti përdorur për të lehtësuar barrën duke hequr plotësisht nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo privat me autobusë apo furgon, pra nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk kanë asnjë barrë mbi këdo që do të përdorë këtë transport” tha zoti Rama. “Pagesa e kompanisë për bashkinë është pikërisht që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, qofshin publik dhe privat, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë kur kalon” tha më tej ai.
Bashkia e Kukësit më e prekura nga pagesa e “Rrugës së Kombit” ka një popullsi prej 60 800 banorësh. 2 760 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë në skemën e papunësisë.

Sicred