KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: “Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”
Rama: "Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit"

Rama: “Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për dhënien fund të informalitetit ndërsa akuzon akuzon opozitën se po po e mbron atë. Në rrjetet sociale zoti Rama shkruan: “Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”.
Sipas vendimeve të fundit të qeverisë nga 1 janari 2018 edhe biznesi i vogël do të futet në skemën e TVSH-së. Kjo është hera e parë që që ai hyn në këtë skemë. Deri tani në këtë skemë ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.
Por një levizje e tillë duket se ka trembur tregtarët e vegjël, të cilët parashikojnë rritje çmimesh dhe ulje konsumi. Aktualisht bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë në vit nuk paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar.

Sicred