KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Askush nuk e merr dot peng Reformën në Arsimin e Lartë
Rama: Askush nuk e merr dot peng Reformën në Arsimin e Lartë

Rama: Askush nuk e merr dot peng Reformën në Arsimin e Lartë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se askush nuk e merr dot peng Reformën në Arsimin e Lartë e cila ju ka dhënë universiteteve autonomi të zgjeruar. Duke folur të mërkurën në një takim me senatin e universiteteve zoti Rama tha se “Shqetësimet sado legjitime që të jenë kanë mundësinë të shprehen në rrugën e kësaj reforme”. Sipas kryeministrit socialist që udhëhoqi personalisht reformën në arsimin e lartë shqiptar “problemi themelor që sot universiteti ka është me vetveten, nuk është as me qeverinë as me legjislacionin”.
Për zotin Rama “Universiteti sot ka një sfidë të re që është një autonomi e zgjeruar, në letër, e zgjeruar”. “Debati që do të doja të bëja me universitetin, senatin, rektorin, dekanët, profesorët është cfarë duhet të bëjë qeveria më shumë për të garantuar këtë autonomi të zgjeruar, dhe jo si qeveria të hyjë të ndajë engjëjt nga djajtë të bëhet me disa kundër disave dhe histori të tilla që kanë të bëjnë me një të kaluar që mund të ketë shumë mendje në universitet po nuk ka lidhje as me mua e as me qeverinë” tha kryeministri Rama.
Me një fjalor të ashpër ai u shpreh kundër Universitetit të Tiranës, që sipas tij është bishti i gjithë universiteteve në vend”. “Jeni bishti i gjithë universiteteve të Republikës së Shqipërisë, sipas britanikëve, kushërinj këtu britanikë nuk ka, ndaj i morëm nga Italia që të mos dilnim kushërinj. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore dhe besoj nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë, por secili në pozicionin e vet” tha zoti Rama.
Duke u ndalur tek debati i ditëve të fundit mbi përgjegjësitë në vonesë e dhënies së pagave të pedagogëve, kryeministri tha se kjo erdhi si pasojë e një debati mes ministrisë së Arsimi dhe asaj të Financave për trashëgimin e grantit të pakushtëzuar.

Sicred