KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Asgjë nuk do të na ndalojë dot! Ne me shpejtësi drejt BE!
Rama: Asgjë nuk do të ndalojë dot. Ne me shpejtësi drejt BE

Rama: Asgjë nuk do të na ndalojë dot! Ne me shpejtësi drejt BE!

Kryeministri socialist Edi Rama ka garantuar shqiptarët, se “zhurma e çështjes Tahiri” sipas tij, nuk e ka ç’fokusuar qeverinë nga objektivat e saj për ta çuar përpara vendin, ndërsa u shpreh besimplotë se do të jetë së bashku me ekipin do të shkojë me shpejtësi drejt BE. Në komentin e tij javor si çdo të dielë pas dite, zoti Rama tha se “Të dhënat e eksporteve kanë rritje inkurajuese ne 10 përqind, importi po ashtu të cilët sjellin punësim real”. Kryeministri pranoi se ka “ende kaq shumë për të bërë në infrastrukture, bujqësi dhe turizëm në luftë e korrupsionit”. “Është një përgjegjësi që nuk më tremb, por do të jem unë së bashku me ekipin të shkojmë në një shpejtësi drejt BE” tha zoti Rama.
Ai i komentoi deklarata e opozitës të majtë dhe të djathtë, si vajtim për marrjen e pushtetit, pasi sipas tij ajo nuk ka as vizion dhe as moral për ta vënë Shqipërinë mbi interesat e saj. “Keqardhje e thellë për ta. Ne kemi marrë të plotë përgjegjësinë për të udhëhequr Shqipërinë dhe për të bërë gjënë e duhur për njerëzit e këtij vendi dhe do ta mbajmë këtë përgjegjësi me gjithë nderin dhe përkushtimin që na takon” tha zoti Rama.
Kryeministri përmendi edhe njëhere aplikacionin “Shqipëria që duam” duke ju bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes.””Shqipëria që duam” është gati në dispozicion të kujdo që duke e shkarkuar në celularin e vet e ka në xhep qeverinë. Shkarkojeni dhe nuk do zhgënjeheni” tha zoti Rama.
Kreu i qeverisë dhe i maxhorancës së majtë përmendi me optimizëm se komisionet e vettingut do të japin rezultate konkrete. “Kam bindjen se shumë shpejt do të tregojnë rezultatet e para konkrete të besimit dhe mbështetjes së popullit që kanë marrë. Është tjetër hap përpara në rrugën tonë për në BE dhe Shqipërinë që duam me shtet, punë dhe mirëqënie” tha zoti Rama duke shtuar më tej se “Asgjë nuk do të ndalojë dot”.

Sicred