KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rama akademikëve: Keni afat deri në mars për platformën!
Rama akademikëve: Keni afat deri në mars për platformën!

Rama akademikëve: Keni afat deri në mars për platformën!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se Akademia Shqiptare e Shkencave është kthyer në një kufomë të vetes, ndërsa paralajmëroi një shkurtim drastik të fondeve. Zoti Rama bër këto komente gjatë takimit me akademikë shqiptareë. “E vërteta është që pavarësisht ftesës dhe përpjekjes sonë, ne nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe që të na përfshinte në këtë proces ku humbëm, humbët më shumë se një vit, në një inerci që është inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që dikur u krijua si xhevahiri më rezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent për të mos thënë brengë për të gjithë ata që e themeluan ASH dhe i dhanë asaj shkëlqimin e autoritetit të tyre.” tha zoti Rama.
Ka patur replika mes akademikëve dhe zoti Rama lidhur me buxhet për të kryer reformën. Por zoti Rama paralajmëroi se do të bëhet një shkurtim drastik i fondeve duke ruajtur pjesën e financimeve të honorareve dhe shpërblimeve. Por kyeministri vuri si kusht që brenda marsit institucioni të dilte me një platformë rithemelimi të Akademisë. “Ne mund të bëjmë një kuvend të shkencës. Ne buxhetin e 2018-ës do të lëmë vetëm pjesën që do t’ju mbajë bashkë në funksion të kesaj, por Akademia si shërbim social do të mbyllet” u tha zoti Rama akademikëve.

Sicred