KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: 1 miliardë euro për një bum të mirëfilltë ekonomik
Rama: 1 miliardë euro për një bum të mirëfilltë ekonomik

Rama: 1 miliardë euro për një bum të mirëfilltë ekonomik

Qeveria shqiptare synon një plan investimesh prej 1 miliardë eurosh në 3 vitet e ardhshme, i cila do t’i japë një shtysë shumë të madhe për ekonominë e vendit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë ediciont të katërt të ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë 2016”. “Ne jemi përgatitur për të injektuar në ekonomi një shumë prej 1 miliardë eurosh në 3 vitet e ardhshme, shumë, e cila, sipas projeksioneve tona, mund ta nxisë rritjen ekonomike, përtej rritjes së parashikuar, deri në 6 e plus përqind, në varësi nga kapaciteti ynë ekzekutiv” tha zoti Rama. Sipas tij bëhet fjalë për një program shumë ambicioz investimesh në infrastrukturën rrugore, investimesh në infrastrukturën arsimore, investimesh në infrastrukturën shëndetësore, në bashkëpunim me sipërmarrjen. “Synimi ynë është që të nxjerrim nga bankat sa më shumë likuiditet dhe ta vendosim në dispozicion të ekonomisë përmes këtij programi transformues në infrastrukturë. Jemi të bindur që do të na japë mundësinë që në harkun kohor të 4 viteve të ardhshme rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë një bum i mirëfilltë” tha zoti Edi Rama.

Sicred