KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama : 1 miliardë dollarë për një rritje ekonomike 5 përqind

Rama : 1 miliardë dollarë për një rritje ekonomike 5 përqind

Projekti 1 miliard dollarë është prezantimi më i fundit i qeverisë së kryeministrit Edi Rama i kryer të martën. Sipas zotit Rama ato do të sjellin një nxitje të re për ekonominë dhe punësimin. Projekti 1 miliardë dollarë, do të përdoret për investime në infrastrukturën kombëtare rrugore, ate turistike e rurale, rikonstruksionin e shkollave, qendrave shëndetësore. Kreu i qeverisë, tha se ky bum investimesh do të japë ndikim të menjëhershëm në rritjen e ekonomike dhe punësim. “Kjo do të bëjë të mundur për herë të parë që vendi të financojë nga pusheti dhe partneriteti publik privat mbi 1 milardë dollarë në vit për investime publike dhe po ashtu duke garantuar që të mos kemi asnjë luhatje në planin për uljen e borxhit publik dhe mbajtjen plotësisht nën kontroll të defiçitit” tha zoti Rama. Sipas kryeministrit shqiptar shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë kosto shtesë, pasi investimet do të mbështeten në partneritetin publik-provat,i vetmi sipas tij që garanton mundësinëe realizimit në një kohë të shpejtë.
Ministri i financave Arben Ahmetaj vlerësoi se ky program, do të sigurojë rritjen e qëndrueshme dhe nuk do të prekë nivelin e borxhit, pasi rrisku do të mbulohet nga privatet. “Modeli i financimit është afatgjatë, deri në 15 vjet, duke u bazuar në modelin e kontraktimit me partneritet publik privat” tha zoti Ahmetaj. “Për shkak edhe të zhvillimit kaskadë ekonomik që mund të shkaktojë ky program, sigurisht që vlera do të vijë duke u rritur” tha zoti Ahmetaj.
Për kryeministrin Rama ky program i financimeve të gjera që do të hapë kantiere pune, do të përmbushë ambicjen e qeverisë për një rritje ekonomike 5 përqind në vit.

Sicred