KRYEFAQJA » LAJME » Rama: 1 mijë dollarë për çdo student me mesatare mbi 9-të në mësuesi

Rama: 1 mijë dollarë për çdo student me mesatare mbi 9-të në mësuesi

Qeveria do të mbështesë me një fond prej 1 mijë Dollarë në vit, çdo student mësuesie që vlerësohet me mesatare mbi 9-të. Në një takim të posaçëm me studentë të ekselencës dhe mësues, kryeministri Edi Rama, tha se arsimi është shtylla e së ardhmes.

Për ministren e arsimit, Lindita Nikolla, reformat e ndërmarra në arsim, kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e maturantëve që zgjedhin të studiojnë në mësuesi. Duke iu referuar fakteve që prej 2013 kur mori detyrën, Ministria Nikolla tha se ishin 1362 maturantë me mesatare nën 6 që studionin në mësuesi, ndërsa sot nuk ka asnjë student në degët e mësuesisë me mesatare poshtë notës 7.

Ministria bëri të ditur se ka nisur puna për unifikimin e kurikulave mësimore, si dhe do të vendoset një standart i ri në programet e mësuesisë.

Sicred