KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raketat ruse sulmojnë disa nga bazat e ISIS-it në Siri
Raketat ruse, sulmojnë, sulm drejt disa nga bazat e ISIS-it, në Siri

Raketat ruse sulmojnë disa nga bazat e ISIS-it në Siri

Pamjet e një luftanije ruse që gjuan disa raketa nga Mesdheu kanë pushtuar mëngjesin e sotëm rrjetet sociale. Zëdhënësi i forcave ushtarake ruse ka njoftuar se raketat e tipit “ Med” kanë sulmuar disa nga bazat e ISIS-it në Siri. Luftanija ruse dhe një nëndetëse kanë gjuajtur katër raketa nga Mesdheu  duke goditur fuqishëm bazat e Shtetit Islamik në afërsi të qytetit të Palmiras. Ministria ruse e Mbrojtjes raporton se ka njoftuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin përpara nisjes së  raketave. Vladimir Putin ka bërë zyrtarisht thirrje për veprime kundër ISIS-it pas sulmit terrorist në Mançester. Sulmi erdhi pak pasi SHBA-ja testoi per herë të parë një raketë balistike. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet zyrtare të lëshimit të katër raketave duke njoftuare se  të gjitha objektivat ishin shkatërruar.

Sicred