KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, qeveria i jep fund gjendjes së emergjencës
Turqi, qeveria i jep fund gjendjes së emergjencës

Turqi, qeveria i jep fund gjendjes së emergjencës

Qeveria turke i ka dhënë fund gjendjes kombëtare të emergjencës, e cila u vendos dy vjet me parë pas grushtit të dështuar të shtetit. Nën gjendjen e emergjencës, dhjetra mijëra persona u arrestuan ose u hoqën nga puna. Megjithatë qeveria turke ka vendosur që gjendja e emergjencës të mos shtyhet.
Vendimi vjen pak javë pasi presidenti Rexhep Taip Erdogan u rizgjodh në detyrë. Gjatë fushatës, kandidatët e opozitës ishin shprehur se gjëja e parë që do të bënin nëse zgjidheshin do të ishte heqja e gjendjes së emergjencës në vend.
Më shumë se 107 mijë persona janë hequr nga puna në sektorin publik me dekret emergjence, që kur filloi gjendja e emergjencës. Më shumë se 50 mijë të tjerë janë burgosur. Shumë nga të shkarkuarit pretendohet se mbështesin klerikun Fetullah Gylen, i cili jeton në azil në SHBA. Turqia e akuzon zotin Gylen, dikur një aleat i ngushtë i Erdoan, për organizimin e grushtit e shtetit, por ai gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë.
Gjatë tentativës për grusht shtetit humbën jetën më shumë se 250 persona dhe godina e parlamentit u bombardua nga avionë ushtarak.

Sicred