KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Clinton, në Kosovë. Vizita në prag të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë

Clinton, në Kosovë. Vizita në prag të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, nis sot vizitën në Kosovë, me rastin e 20 viteve liri. Presidenti Clinton do pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet. Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.” Bill Clinton ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë kur më 24 mars të vitit 1999, kanë nisur sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Sicred