KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Athina dhe Selaniku në flakë e protesta të dhunshme

Athina dhe Selaniku në flakë e protesta të dhunshme

Athina dhe Selaniku kanë përjetuar protesta të dhunshme, si çdo vit, edhe këtë herë në përkujtim të 15-vjeçarit të vrarë nga policia greke 10 vite më parë, Alexandros Grigoropoulos. Mijëra pjesëmarrës në protestë, ndër ta edhe anarkistë e ekstremistë, janë përplasur me policinë duke hedhur bomba molotiv, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Protesta të dhunshme u regjistruan në qendër të Athinës si dhe qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në Selanik. Gjithashtu, anarkistët i kanë vënë flakën disa automjeteve dhe një apartamenti duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Protesta u zhvendos edhe përpara ndërtesës së Parlamentit grek. Në një protestë të zhvilluar nga qytetarët grekë në 6 dhjetor të vitit 2008 mbeti i vrarë me armë zjarri nga një efektiv policie 15-vjeçari Alexandros Grigoropoulos. Prej atëherë zhvillohen çdo vit protesta përkujtimore për të dhe shoqërohen me përplasje të dhunshme me forcat e rendit. Policia ka shoqëruar dhjetra protestues, por ka mbajtur në arrest vetëm 13 prej tyre, ndërkohë që dy policë kanë mbetur të plagosur.

Sicred