KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rahoj: Të vendoset kontrolli i drejtëpërdrejtë i Madridit mbi Katalonjën
Spanjë, kryeministri Rahoj detyrohet të dorëhiqet

Rahoj: Të vendoset kontrolli i drejtëpërdrejtë i Madridit mbi Katalonjën

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoi u ka bërë thirrje sot anëtarëve të Senatit që të miratojnë vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë të Madridit mbi Katalonjë. Ai tha se donte të shkarkonte liderin Katalanas Karlos Puixhdemon, zëvendëpresidentin dhe gjithë ministrat e krahinës autonomi. Zoti Rahoi tha se po kërkonte marrjen e masave të jashtëzakonshme për Katalonjën pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. “Ligji, demokracia dhe stabiliteti duhet të rivendosen në Katalonë” u shpreh ai në fjalimin para senatit, ndërsa akuzoi qeverinë katalanase se po përçante familjet dhe po dëmtonte shoqërinë. Senati Spanjoll pritet të miratojë sot propozimet e Rahoit, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e opozitës.
Ndërkohë, parlamenti katalanas mund të përgjigjet me shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Deputetët e krahinës janë mbledhur sot për të diskutuar përgjigjen që do i japin pezullimit të mundshëm të pavarësisë.

Sicred