KRYEFAQJA » LAJME » Rafineria e naftës në Fier, sërish në protestë

Rafineria e naftës në Fier, sërish në protestë

Edhe trajtimi i punonjësve të rafinerisë së naftës në Fier, është një tjetër dëshmi, se sa të pambrojtur janë punonjësit, sidomos në sektorin privat. Që prej nëntorit të shkuar nuk kanë marrë paga, e prej 21 muajsh nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore. Me 19 shkurt u arrit një marrëveshje, por dhe kjo u shkel: “Pikat ishin për likuidimin e pagave të cilat nuk janë likuiduar plotësisht. Mbyllja e sigurimeve shoqërore brenda 10 ditëve kanë kaluar më shumë se një muaj. Dhe e treta vazhdimësia e punës së uzinës” tha njëri nga punëtorët e rafinerisë së Fierit.

Por këta punonjës që vazhdojnë të përballojnë përditshmërinë, tej çdo kushti, duket se tashmë do të përballen edhe me një tjetër vendim, sipas tyre absurd.Verbalisht u është komunikuar se do të tranferohen në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh: “Është bërë presion psikologjik nga ana e tyre ndaj punëtorëve. Të vijnë këtu të paguajnë rrogën e nëntorit se nuk ia fal dhe të paguajnë sigurimet shoqërore për 22 muaj. Nesër do jemi në Tiranë nëqoftëse nuk vjen një përfaqësues i firmes këtu” u shpreh një nga punëtoret e rafinerisë.

Sicred