KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Radio Tirana, 80 vjet histori. RTSH  organizon Simpoziumin Shkencor “Përshtatja e transmetuesit publik në erën e internetit”.

Radio Tirana, 80 vjet histori. RTSH  organizon Simpoziumin Shkencor “Përshtatja e transmetuesit publik në erën e internetit”.

Në kuadër të 80-të vjetorit të krijimit të Radio Tiranës, RTSH  organizon Simpoziumin Shkencor “Përshtatja e transmetuesit publik në erën e internetit”.

Në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe Radio Televizionit Shqiptar, më datë 20 nëntor 2018, në pritje të përvjetorit të 80-të të krijimit të Radio Tiranës, në ambjentet e Mak Albania (ish Sheraton), zhvillohet ky simpozium shkencor me kumtesa, diskutime, pyetje dhe komente nën moderimin e Prof. Asoc.Dr. Mark Marku.

Kumtesa të drejtuara nga  Prof.Asoc. Dr Mark Marku , Dr. Arben Muka, Prof. Asoc. Dr. Linda Mëniku, Ermenita Stafa, Jaho Margjeka, Astrit Ibro dhe pjesëmarrjen e gazetarëve të RTSH-së, Departamentit të Gazetarisë,  Komisionit Parlamentar, AMA, ISHM, OSBE organizojmë këtë simpozium në kuadër të 80-të vjetorit të Radio Tirana datë 20.11.2018 ora 10.00.

Në vijim të ditëve të radios, RTSH organizon më datë 27.11.18 ora 18:00 në sallën Unesco – Muzeu Historik Kombëtar, aktivitetin dedikuar 80-të vjetorit të Radio Tiranës “ Ju flet Tirana” – Kronika e përditshme e jetës së kombit.

Sicred