KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Radikalizmi dhe e shkuara” ekspozitë e studentëve të FAB

“Radikalizmi dhe e shkuara” ekspozitë e studentëve të FAB

“Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të kuptojmë të vërtetën”…. mbi këtë thënie të piktorit të famshëm Pablo Picasso mund të sendërtohet raporti ynë me të kaluarën apo edhe me tema që na shkundin siç është radikalizmi fetar.
I tillë është edhe reflektimi në të cilën janë ftuar studentët e Universitetit të arteve përmes konkursit “Radikalizmi fetar dhe Marrëdhënia me të shkuarën” mbeshtetur nga OSBE dhe ambasada italiane. Nën kurimin e Ermir Hoxhës dhe Ilir Kasos studentët kanë reflektuar mbi këto tema të nxehta në furinë e të cilave nuk kalon vetëm shoqëria shqiptare.
Kuratori Ilir Kaso, thotë se pjesa e reflektimit është një përballje për të gjithë. “Në momentin kur ne kalojmë nje reflektim, kemi një përballje me të shkuarën, por edhe me radilaizmin, besimin e tjeterit, me besimin tonë” thotë ai.
Studentët u janë përgjigjur me një reflektim real dhe të thellë të dy tematikave që prekin në një mënyrë apo tjetër jetën e përditshme edhe pse për të kaluarën flitet shumë dhe për radikalizmin fetar me pak. Bashkëorganizatorët kanë dashur ta vënë theksin te misioni komunikues që arti bën pavarësisht mediumit.
Bern Boscard, ambasador i OSBE në Tiranë tha se përgëzonte artistët e rinj për realizimin e veprave për krijimin e veprave kaq kreative. “Siç thoshte Pikasoja arti ka për detyrë të shkundi pluhurin e të përditshmes nga shpirtërat tanë dhe ai i shërben komunikimit” tha ai.
Nga kokëprerja e Shpatarakut tek “Barra”, apo nga “Metamorfoza” tek “Kujtesa” veprat e studentëve të arteve janë një ftesë për reflektim se si përballemi me tema të tilla delikate që përfshijnë emocione apo përmbysin fate të tëra njerëzish.

Sicred