KRYEFAQJA » LAJME » Radarët : Xhaçka replikon me Nokën
Radarët : Xhaçka replikon me Nokën

Radarët : Xhaçka replikon me Nokën

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka hedhur poshte akuzat e opozitës se MM ka nxjerrë për një kohë të gjatë nga funksioni radarët që kontrollojnë kufijtë detarë dhe ajrorë të Shqipërisë për të ndihmuar trafikun e drogës drejt Italisë dhe Greqisë. Duke folur në komisionin e sigurisë kombëtare në parlamentin shqiptar zonja Xhaçka tha se fikja e radarëve është e pamundur edhe për faktin se qendra e monitorimit asistohet nga NATO.
Por nga ana e tij deputeti demokrat Flamur Noka, ish ministër i brendshëm i qeverisë Berisha, tha se NATO kontrollon hapësirën ajrore mbi lartësinë 3 mijë metra. “Të sugjeroj të marrësh një patentë ty, bashkë me dy gjeneralët, dilni patrulloni në det dhe do shifni se ai që ka patentë e ka bërë Adriatikun ashtu siç thotë antimafia italiane autostradë e drogës” tha zoti Noka duke nënkuptuar aktivitetin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. “Nga ushtria e NATO-s në 4 vjet ushtria është shnderruar në ushtri hashashi” shtoi zoti Noka. Por ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka buxheti për ushtrinë shqiptare po rritet dhe se deri në vitin 2024 parashikohet të kapë shifrën 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Sicred