KRYEFAQJA » LAJME » QYTETI IM – Vithkuqi

QYTETI IM – Vithkuqi

Fshati i njohur nuk është më shumë se 26 km larg nga qyteti i Korçës. Vithkuqi shtrihet i gjithi në zonë malore, dhe pika më e lartë është ajo e Rrungajës, 1750 metra mbi nivelin e detit.
I strukur mes kodrave të buta, përbri pyjeve të dendur të ahut dhe dushkut, udhëtimi drejt tij është mbresëlenës.
Vikthuqi kufizohet me Voskopojën, Oparin, Skraparin, Përmetin dhe Kolonjën. Këtu ka pikënisjen dhe Osumi, që përshkon të gjithë relievin duke mbledhur në vehte rreth 100 burime.
Vithkuqi është një vendbanim i lashtë ilir. Ndonëse pak i eksploruar, ai daton si qendër e banuar nga periudha e parë e hekurit deri në shek II-të p.e.s..

Sicred