KRYEFAQJA » LAJME » Qyteti im – Shtëpia me gjethe

Qyteti im – Shtëpia me gjethe

Të vdekurve u detyrohemi respektin, kurse të gjallëve drejtësinë. Nëse ky përcaktim do të ishte konceptuar drejtë, atëherë përballja me të shkuarën në Shqipëri do të merrte udhë. Do të kishte më pak lista të përndjekurish, më pak ngrehalucë dhe shumë më pak kinse. Por, ja që nukndodh kështu. Koha lëviz shpejt. Historia njerëzore shkon në stade të tjera. Breza të tërë nuk dinë më se mbi tokë ekzistonte Auschwitz dhe Mathausen, ashtu si Shqipëria ishte e mbjellë me bunker dhe çimka ngado. Mu për këtë, duket se ka menduar historia dhe kumti i së ashtëquajturës “Shtëpia me gjethe”. Lindi paradoksalisht si maternitet dhe përfundoi në vendin ku përgjohej gjithçka: Gëzimi, hidhërimi, dyshimet, jeta..

(Visited 60 times, 13 visits today)