KRYEFAQJA » LAJME » “Qyteti im” në RTSH – Kavaja

“Qyteti im” në RTSH – Kavaja

Ndonëse i ka fillimet në shkullin e XV, Kavaja ka qenë ndër qytetet jo shumë të njohur në Shqipëri. Në shekuj qyteti ka jetuar me tregëti e zejtari, kryesisht prodhim, bakri, qylima dhe poçeri.  Në vitet  e regjimit komunist disa fabrika të mëdha, ajo e gozhdë – bullonave,  fabrika e qelqit dhe ajo e letrës, e renditën Kavajën në një qytet industrial. Por duket se namin Kavajës ja dhanë zhvillimet demokratike. Banorët e saj u bënë kundërshtuesit e parë të regjimit komunist. Më 26 mars 1990 në qytet u zhvillua protesta e parë antikomuniste, dhe më tej qyteti gati u njehësua me aspiratat e shqiptarëve për demokraci. Që nga ajo kohë, kanë kaluar dy dekada e gjysëm, por vetëm vitet e fundit kavajsit po shohin realizimin e këtyre aspiratave. Kamera e “Qyteti im” ju sjell transformimet e Kavajës.