KRYEFAQJA » LAJME » “Qyteti im” në RTSH- Himara

“Qyteti im” në RTSH- Himara

Riviera Shqiptare është padyshim një nga zonat me të cilat Shqipëria ndjehet vërtetë krenare. Ajo nis nga Qafa e Llogorasë, afër Vlorës e deri në jug të vendit. Riviera Shqiptare është e famshme për plazhet e shumtë, parqet kombëtare, kalatë e hershme e të reja, dhe njihet si zona kryesore e prodhimit të agrumeve dhe ullinjve. Kamera e “Qyteti im” vizitoi pak ditë më parë Himarën një prej stacioneve më të bukur dhe interesantë të Rivierës.