KRYEFAQJA » LAJME » QYTETI IM – DURRËSI

QYTETI IM – DURRËSI

Durrësi,  ky qytet i mbushur me histori dhe legjenda, plot me vendqëndrime  arkeologjike, monumente historike, kështjella të vjetra dhe një shumëllojshmëri atraksionesh arkitekturore, me plazhe ranore te mrekullueshem dhe klimë të butë. Durrësi është një nga portet më të mëdha në Adriatik, vendi i muzikantëve e poetëve të shquar, me banorë mikëpritës, gjithnjë të hapur për të pritur e përcjellë miq.
Por Durrësi është edhe ai vendi i çuditshëm, ku shpesh në rrjetat e anijeve mbeten qypa, amfora, tulla dhe tjegulla të lashta, si ato që ndodhen në muret e Kalasë së qytetit.
Durrësi është themeluar si një koloni nga Korinti në vitin 637 para erës sonë, mbi bazën e një kulture paraurbane ilire,  madje ruhet edhe emri i mbretit paragrek që quhej Epidamnus. Thuhet se vajza e tij u dashurua me hyjin e deteve dhe nga martesa lindi një djalë që u quajt Dyrrah..