KRYEFAQJA » LAJME » Qyteti im – Dardha

Qyteti im – Dardha

Fshati malor ndodhet në juglindje të vendit. Nga Korça duhet të udhëtosh vetëm gjysëm ore, e pasi lë pas Boboshticën e bukur, ngjit me vështirësi disa të përpjeta mistrece. Këtu kupton menjëherë se po i avitesh një peisazhi impresionues.
I vendosur në një gropë, ndërmjet kodrave të shën Pjetrit, shkëmbit të vjeshtës dhe disa kodrave të tjera, në një lartësi më shumë se 1300 m mbi nivelin e detit, Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur në Shqipëri, jo vetëm për natyrën që ngjan si subjekt kinematografik, por dhe për klimën, ujin, ajrin, e sidomos për traditat, dhe kulturën e të jetuarit.

(Visited 125 times, 31 visits today)
Sicred