KRYEFAQJA » LAJME » Qyteti im – Berati

Qyteti im – Berati

Ka një gjë, që qyteti i Beratit, dhe shtresëzimet e tij historike nuk e ka ndërruar prej shekujsh. Ajo është bardhësia e tij. Bardhësia, që vjen prej zajeve të Osumit, ajo që ka veshur të gjithë banesën urbane, por edhe peisazhin kudo.Paraardhësit e tyre u munduan që enigmën e qytetit ta zgjdhnin përmes një rozete kalendarike, për të cilën ende studjuesit e qytetit dhe eksploratorët e qytetërimeve humbasin. Por, rozeta hesht në një kishë, çelësin e së cilës do e gjejmë me shumë vështirësi, pas mbërritjes sonë në qytet.

(Visited 109 times, 9 visits today)