KRYEFAQJA » LAJME » Qyteti im – Apollonia

Qyteti im – Apollonia

“Magna Urbs et Gravis”, “Qytet i rëndë dhe i madh”. Fjalët e Ciceronit për Apoloninë në territorin shqiptar mund të kishin kuptim për 2300 vjet të shkuara, por jo në këtë ditë pranvere, kur gjendemi mes rrënojave të tij. I braktisur në shekuj të pafundmë, ai përbën sot atraksion për zulmën e tij historike dhe peshën në Antikitet. Aq e madhe ishte kjo saqë një ditë të vitit 1861, Napoleoni i III në traditën më të mirë të paraardhësit të tij, perandorit të vërtetë të kontinentit, përcolli Leon Heuzey, që të zbulonte në këtë vend strategjinë e luftërave midis Cezarit e Pompeit..