KRYEFAQJA » LAJME » Qytetarët të shqetësuar për mbifaturimet e ujit të pijshëm

Qytetarët të shqetësuar për mbifaturimet e ujit të pijshëm

Shqetësimet e qytetarëve për mbifaturimet e ujit të pijshëm janë ende prezente pavarësisht angazhimit të pushtetit vendor për të verifikuar e anulluar rastet dhe për të ndëshkuar autorët e këtyre mbifaturimeve. Banorë të disa zonave të Tiranës shprehen se pavarësisht përdorimit me kursim përsëri faturat që u duhet të paguajnë janë të kripura. “Shumë e kripur ishte këtë muaj, nuk e mora vesh as vetë pse”. Edhe dritat edhe uji janë ndërmarrje që po e vjedhin ktë popull. Të vejnë në xhepat e shtetit hajde po vejnë në xhepat e individit.Çmimi në stratosferë, më shumë se kaq ska ku të shkoje.Tani pagova unë 1800 lekë të reja kot fare” shprehen të revoltuar qytetarët. Problemi i mbifaturimit çoi në protestë dhjetra banorë të zonës së Kombinatit, në muajin shkurt , pas të cilës u premtua zgjidhja e kësaj çështjeje, por në fakt, praktika e mbifaturimeve vijon njësoj shqetësuese në disa zona të kryeqytetit.

 

Sicred