KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Quebec, vala e të nxehtit shton viktimat

Quebec, vala e të nxehtit shton viktimat

Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit në provincën kanadeze Quebec, ka shkaktuar javën e fundit vdekjen e 54 personave, të moshës nga 50 deri në 85 vjeç.Nga e premtja e javës së shkuar, Quebeku regjistron temperatura që arrijnë deri në 35 gradë celcius, me një lagështi të lartë dhe në ditët e fundit është rritur edhe alarmi i smogut. Viktimat, sipas autoriteteve shëndetësore, janë në pjesën më të madhe të moshuar që jetonin të vetëm në banesa ku temperaturat i kanë kapërcyer 35 gradë celcius. Disa ditë më parë, në Montreal, termometri shënoi 34 gradë celcius, një rekord ky, por për shkak të lagështirës, temperatura perceptohej si të ishte rreth 45 gradë celcius. Si as drejtorit të shëndetit publik në provincë, me ndryshimet klimaterike, valët e të nxehtit do të jenë gjithnjë e më të shpeshta dhe njerëzit duhet të adaptohen. Parashikuesit e motit thonë se temperaturat do të bien, por sipas zyrtarëve, bilanci i viktimave mund të vazhdojë të rritet në ditët e ardhshme pasi vazhdojnë të mblidhen të dhënat e operatorëve shëndetësorë lokalë.

Sicred