KRYEFAQJA » LAJME » QSUT shtohet fluksi nga helmimet ushqimore
QSUT shtohet fluksi nga helmimet ushqimore

QSUT shtohet fluksi nga helmimet ushqimore

Problemet gastro-enterite dhe helmimet ushqimore janë shkaqet kryesore të ndihmës që pacientë të grupmoshave të ndryshme kërkojnë pranë shërbimit infektiv në QSUT. Mjekët infeksionistë thonë për RTSH se urgjenca e këtij shërbimi po përballet me rreth 100 vizita në 24 orë dhe kjo përbën një shtim të fluksit krahasur me disa muaj më parë.
Dr.Esmeralda Meta, mjeke Infeksioniste në QSUT thotë se mungesa e higjenës, konsumimi i ushqimeve të ndenjura gjatë, si dhe mosruajta siç duhet në kushtet frigoriferike, janë bërë shkak për shqetësimet shëndetësore. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar në këtë kohë temperaturash të larta, sidomos moshave të treta me patologji kronike.

Sicred