KRYEFAQJA » LAJME » QSUT: Pajisja e re për sëmundjet tumorale

QSUT: Pajisja e re për sëmundjet tumorale

Sëmundjet tumorale tani do të mund të kenë një diagnotikim të saktë dhe në faza të hershme falë instalimit të aparatures më të re në QSUT, SPECT CT. Kjo aparaturë, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, përdor kombinimin e lëndëve radioaktive me rrezatimin X, për të marrë imazhet e organeve më dinamike funksioni dhe jo në gjendje statike. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se investimi është i përbashkët me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë dhe kushton 73,8 milion lekë. “Në fakt, vetëm për QSUT-në në këto katër vite janë investuar rreth 2.5 milionë euro në pajisje mjekësore dhe sot i shtohet gjithë flotës së pajisjeve bio-mjekësore kjo aparaturë e re, aparatura e Spect-CT, e cila është një aparaturë unikale, e teknologjisë së lartë, jo vetëm në spitalet tona publike, por dhe në ato private. Pra është e vetmja aparaturë sot në Shqipëri e cila, ndihmon në diagnostikimin e hershëm por gjithashtu dhe në ndjekjen e pacientëve mbas diagnostikimit”- u shpreh znj. Manastirliu, ministre e shëndetësisë. Kjo pajisje do ti shërbejë rreth 1500 pacientëve në vit, për diagnostikimin e saktë të sëmundjeve. Ajo përdoret edhe për diagnostikimin e një grup sëmundjesh në shërbimin e Urologjisë, Neurologjisë, Kardiologjisë, Endokrinologjisë etj.

Sicred