KRYEFAQJA » LAJME » QSUT, më shumë shpresa për pacientët me ishemi akute

QSUT, më shumë shpresa për pacientët me ishemi akute

Mjeksia shqiptare ofron më shumë mundësi shërimi për personat që pësojnë paraliza si pasojë e një ishemie akute në tru. Nëse pacienti paraqitet në QSUT që në orët e para, jo vetëm i shpëton jeta, por riaftësohet tërësisht. Kjo bëhet e mundur në njësinë e shërbimit neurovaskular falë futjes së një medikamenti të ri dhe tepër të shtrenjtë.

Saimir Rama, është pacienti i cili vetëm një ditë më parë ndodhej në koma, ndërsa me ndërhyrjen më të fundit është në gjendje të flasë vetë. “Kam punuar shofer gjatë kësaj kohe në Greqi dhe në Gjemani. Tani ndodhem pa punë për arsye të sëmundjes së veshkave dhe tensionit. Mbrëmë erdha, s’kam ditur se ku kam qenë fare. Sot jam mirë. Më kanë bërë mirë këto ilaçet” thotë Saimiri për RTSH. Por fjalët më të mira ai i thotë për stafin mjeksor. “Një staf i mrekullueshëm! Jo për gjë, por kam qenë nga të parët që i kam sharë, qenkan njisha! Dje pasdite s’kam ditur ku kam qenë. Ajo doktoresha paska qenë çudibërëse se nuk  e kisha menduar se do isha në terezi. Tani jam mirë, shpresoj të jem shumë mirë” tha Saimiri.

Mjekja Neurologe Mira Rakacolli thotë se me proceduren e re qe po aplikohet pacienti rehabilitohet brenda një kohe të shkurtër. “Është një shërbim i ri për të parën herë që hapet në Qendrën Spitalore Universitare. Nëqoftëse një i sëmurë paraqitet në orët e para në një paralizë që ka ardhur si rezultat i bllokimit të gjakut, në sajë të një medikamenti që vetëm tani u bë e mundur të blihet, sepse ky është një medikament që kushtonte shtrenjtë, brenda një ore atij i zhduket paraliza. Një pacient që vjen në gjendje kome dhe që nëse s’do ta bënte këtë, – edhe sikur të shpëtonte jetën, do mbetej i paralizuar, për një orë çohet” thotë mjekja Mira Rakacolli.

Drejtorja e QSUT Ogerta Manastirliu tha se shërbimi i hap rrugën edhe ndërhyrjeve të reja që janë ndërhyrjet minivazive në vazat e trurit. Investimi i kushtueshëm është parë nga afër nga Kryeminsitri Edi Rama dhe Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj. Procedura e trombolizës intravenoze ofrohet vetëm në QSUT dhe prej 10 ditësh nga implementimi rezultatet tek pacientët janë impresionuese.

Sicred