KRYEFAQJA » LAJME » QSUT, 2 muaj pritje për një konsultë

QSUT, 2 muaj pritje për një konsultë

Nëse do të njihesh me mënyrën se si funksionon sistemi shëndetësor në Shqipëri, mjafton të vish në Qendrën e Konsultave në QSUT dhe informacioni që merr nga të sëmurë dhe të afërm të tyre është i mjaftueshëm.
Zonja që shikoni ka bashkëshortin të sëmurë me zemer dhe për të vijuar mjekimin, mjeku kardilog i lagjes i ka rekomanduar konsultë me kardilogun e QSUT. Sot ajo erdhi në Qendrën e Konsultave të bëjë rezervimin e vizitës, por data që mori ja shtoi më shumë dhimbjen dhe ankthin. “Ma kanë caktuar ditën e konsultës në 2 gusht. Është shumë vonë!” thotë ajo. “Nuk e di çfarë do të bëj! Do ta le pa ilaçe” shton me dhimbje.
Konsultat e vonuara në kohë vijnë pasi Qendrën e Konsultave përballon rekomandimet që vijnë nga e gjithë Shqipëria, e për pasojë mund të ndodhë që dokumenacioni të bëhet i palvefshëm. Një i sëmurë që kërkon konsultë për një ndërhyrje kirurgjikale, thotë i rrituar se mjekët ja kanë vlerësuar rekomandimin si jo të rregullt pasi ka kaluar dy muaj. “Unë e kam marrë rekomandimin që në prill” thotë ai.
Një i sëmurë tjetër që vuan nga trompoza tregon se çdo muaj vjen nga Fieri për të marrë mjekime, ndërsa një tjetër tregon kalvarin për të marrë insulinat e bashkëshortes. “Ajo ka 18 vjet e sëmurë. Unë vijë gjithmonë nga Gjirokastra për këtë hall. 20 mijë lekë bileta, 200 mijë lekë do rri tre katër ditë. Pse sa lek marr unë? 500 mijë në muaj?” pyet ai.

Sicred