KRYEFAQJA » LAJME » QKB vlerësohet për performancën më të mirë publike

QKB vlerësohet për performancën më të mirë publike

Një studim i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ka matur performancën e institucioneve në ofrimin e shërbimeve publike për periudhën shtator-dhjetor 2016. Sipas gjetjeve të këtij studimi gjendja e përgjithshme e ofrimit të shërbimeve publike paraqitet në nivel mesatar, e vlerësuar me 77 nga 100 pikë. Institucioni i cili është vlerësuar me pikët më të larta, duke performuar në nivele “Afër Standardit”, është Qendra Kombëtare e Biznesit, e ndjekur nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Me pikët më të ulta është vlerësuar Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Sipas studimit ky është i vetmi institucion që ka performuar në nivelin “Dobët”. Gjatë një ceremonie ku u shpërndanë çmime për institucionet me performancën më të mirë ishte e pranishme edhe ministrja e shtetit për administratën publike, Milena Harito.

Sicred