KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qipro, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Qipro, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Qipriotët grekë do të vendosin se cili, mes presidentit në ikje, Nicos Anastasiades apo kundërshtarit të tij të majtë, është në pozita më të mira për të vazhduar reformat ekonomike dhe për të rifilluar bisedimet për ribashkimin e ishullit të ndarë të Mesdheut. Rreth 550 000 zgjedhës janë thirrur të votojnë nga ora lokale 07:00 deri në 18:00. Gjatë turit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 28 janar, presidenti konservator mori 35 për qind të votave nga 30 për qind për Stavros Malas, një ish-ministër i Shëndetësisë mbështetur nga komunistët.

Sicred