KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qindra mijëra persona kanë marrë rrugët për t’i shpëtuar uraganit Irma
uragani-irma, Uragani Irma në SHBA, Më i fuqishmi, i dhjetëvjeçarit

Qindra mijëra persona kanë marrë rrugët për t’i shpëtuar uraganit Irma

Uragani Irma, që të dielën do të godasë brigjet e Floridas, është fuqizuar sërish duke u ngritur në kategorinë 5. Gjendja e alarmit është shtrirë në më shumë zona si dhe në veri të Floridas. Edhe guvernatorët e Alabamës dhe Virxhinias, ku uragani do të kalojë pas Floridas, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Uragani që ka mbërritur në Kubë gjendet 485 kilometra nga Majemi duke udhëtuar me 20 kilometra në orë në drejtim të perëndimit. Një nga furnizuesit më të rëndësishëm me energji elektrike në vend, parashikon se të paktën 4.1 milionë klientë do të mbeten pa energji elektrike për shkak të uraganit. Uraganmi Katia i cili ka kaluar Meksikën, është dobësuar dhe është deklasuar në stuhi tropikale, era arrin një shpejtësi prej 72 kilometrash në orë dhe në 24 orët e fundit duhet të vijojë të dobësohet. Qindra mijëra persona kanë marrë rrugët të premten dhe janë drejtuar drejt pjesës veriore të Floridës për t’i shpëtuar uraganit Irma që ka shkatuar dëme kolosale dhe afro 20 viktima në ishujt Karaibe. Të dy autostradat që shtrihen në dy anët e “Sunshine State” ofrojnë të njëjtën pamje, vetura dhe kamionë të ngarkuar shpeshherë me ndonjë dyshek apo bidon benzine. Sipas qendrës amerikane të uraganeve , urgani Irma do të godasë ishujt Bahamas përpara se të arrijë në Florida.

Sicred