KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria ul TVSH për turizmin në 6 përqind
Rama optimist për turizmin

Qeveria ul TVSH për turizmin në 6 përqind

Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e së mërkurës të uli TVSH për turizmin nga 20 në 6 për qind, një masë që shpresohet se do t’i japi një shtysë indistrisë turistike në vend. Sipas operatorëve turistike në tregun ballkanik TVSH e turizmit shkon në 7 për qind, ndaj dhe ulja e TVSH nga qeveria shqiptare do ta bëjë tregun shqiptar më konkurrent. Kjo masë u është kërkuar prej kohësh qeverive shqiptare nga operatorët turistike dhe PS e kishte premtuar që në fushatën e vitit 2013.
Ekspertët e ekonomisë thonë se mbetet të shihet se si do të reagojnë operatorët turistike dhe sa do të ndryshojnë çmitet e paketave turistike. Nga aplikimi  përfitojnë drejtëpërdrejtë rreth 4000 hotele. Po sipas ekspertëve ulja e TVSH për turizmin mund të nxisi dhe industritë e tjera të kërkojnë një masë të tillë. Shqipëria e ka TVSH në masën 20 për qind, ndër më të lartat në vendet e Ballkanit.

Sicred