KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria shqiptare fiton gjyqin ndaj Beketit për hidrocentralin e “Kalivaçit”

Qeveria shqiptare fiton gjyqin ndaj Beketit për hidrocentralin e “Kalivaçit”

Qeveria shqiptare ka fituar në arbitrazhin ndërkombetar të hapur nga sipërmarrësi italian Françesko Beketi për hidrocentralin e “Kalivaçit”. Trupa gjykuese ka vendosur në favor të Shqipërisë, duke rrëzuar të gjithë pretendimit e paditësit. Vendimi e ngarkon me faj sipërmarrësin italian për mospërmbushjen e Kontrates së konçensionit. Për këtë arsye, përcaktohet se ai duhet ti shlyeje qeverisë një dëm prej 1.3 milionë euro për kostot ligjore të proçesit të arbitrazhit, si dhe kamatvonesat. Nga ana tjetër, ne një vendim të dytë, trupa e gjykimit do të përcaktoje edhe vlerën e dëmshpërblimit që italiani Beketi duhet ti paguaje Shqipërisë për mospërmbushjen e kontrates së konçesionit, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme. Historia e këtij arbitrazhi nisi në tetor të 2014, kur sipërmarrësi italian Françesko Beketi paditi qeverinë shqiptare në arbitrazh dhe kërkonte zgjidhjen e marrëveshjes konçensionare për hecin e Kalivaçit. Shoqëria Hydro S.R.L, në pronësi të Beketit, kërkonte krahas zgjidhjes së kontratës edhe pagesën e një dëmshpërblimi prej 137 milionë euro, si edhe shlyerjen nga ana e qeverisë të gjithë kostove të proçesit të arbitrazhit. Por qeveria paraqiti kundërpadi në këtë proçes ku pretendoi se italiani ishte në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së konçesionit, duke kërkuar pagesën e një dëmi prej 158 milionë euro. Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës të cilat kapin vlerën e 12.9 milionë eurove si dhe kostot ligjore dhe të proçesit të arbitrazhit. Pas tre vitesh beteje në arbitrazh qeveria shqiptare doli fituese. Në maj të 2016, ministria e Energjisë dhe industrisë prishi kontratën me kompaninë “Hidro srl”, për ndërtimin me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit e cila ishte lidhur në vitin 1997. Në atë kohë, ministria argumentoi se prishja e kontratës erdhi për shkak të shkeljes së saj nga ana e kontraktorit pasi punimet në Kalivaç zvarriteshin prej shumë vitesh. Gjashtë muaj më vonë, ministria e energjisë hapi garën për Kalivaçin nga e cila doli fitues konscorciumi kompanisë turke “Ayen Enerji” me atë shqiptare “Fusha Sh.p.k.”.

Sicred