KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria Shqiptare dhe BB nënshkruajnë marrëveshjen për infrastrukturën e turizmin

Qeveria Shqiptare dhe BB nënshkruajnë marrëveshjen për infrastrukturën e turizmin

Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen për menaxhimin e integruar urban dhe turizmit, për 4 bashki në Jug të vendit. Me një financim prej rreth 70 milion dollarë, ku qeveria shqiptare ka financimin kryesor, Kryeministri Rama,u shpreh se bashkitë përfituese do të mund të përfitojnë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe të turizmit. “Sot nënshkrimi i një marrëveshjeje të re me bankën për menaxhimin e integruar urban dhe turizmin në shqipëri, na çon në drejtimin e duhur pikerisht për të bërë shumë më tepër në një drejtim ku kemi bërë jo pak. Kemi bërë shumë më pak sepse kemi çelur një kapitull të ri përmes programit të rilindjes urbane” tha zoti Rama.

Banka Botërore e cilëson këtë projekt si ambicioz që do të ndikoje jo vetëm në ekonominë ,por edhe rritjen e turizmit në shqipëri. “Nënshkrimi i këtij projekti është një rast i veçantë pasi do të ndihmoje në përmirësimin e rritjes së ekonomive të mbështetura tek turizmi. Investimi prej 70 mln dollarëve është në përputhje edhe me strategjinë dhe vizionin e qeverisë për të zhvilluar 4 qendrat e mëdha në jug, Gjirokastër, Berat, Sarandën dhe Përmetin, që njëkohësisht janë edhe qendra të turizmit”.

“Garanton zhvillimin e integruar urban, garanton promovimin dhe zhvillimin e turizmit në një zonë ku të dy këto element të trajtuar siç duhen me projektet e duhura që kthehen mbrapsht në ekonomi mund dhe do të bëjnë diferencën” shprehu ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Projekti synon zhvillimin infrastrukturor dhe të turizmit,në 4 qendrat e mëdha në jug të vendit,duke nxitur sipërmarrjen.

Sicred