KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria rrit pagën minimale
Deklarimi i të ardhurave, deri në 30 prill

Qeveria rrit pagën minimale

Qeveria shqiptare ka vendosur të mërkurën që paga minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, të jetë 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë. Ajo është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj. Sipas një vendimi të vitit 2013 kjo pagë ishte 22000 lekë. Vendimi i qeverisë përcakton se paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Gjithnjë sipas vendimit paga bazë minimale, orare, do të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
Nga ana e tyre sindikatat e punonjësve kanë këmbëngulur që paga minimale të jetë 26 000 lekë.

Sicred